Haradinaj komenton emërimin e xhaxhait të Konjufcës në ministri: Të njëjtat probleme do t’i ketë edhe kjo qeveri

08 prill 23:56

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj ka komentuar emërimin e xhaxhait të Glauk Konjufcës si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtes.

Haradinaj në DPT te Fidani në T7 ka thënë se as Qeveria Kurti 2 nuk do të ketë imunitet përballë problemeve të kaluarës.

Ai tha se edhe kjo qeveri do t’i ketë problemet e njëjta.

“Po e shoh që po qarkullon sot një video kur Albini thoshte se kusherinjtë janë për dasma, jo për punësime në ministri. Nuk do të ketë imunitet as kjo qeveri përballë problemeve të kalume. Të njëjtat probleme do t’i ketë”, ka thënë Haradinaj.

“Ndryshimi nuk mund të ndodh me shkop magjik. Kjo qeveri duhet ta dijë që nuk është më në opozitë, populli pret shumë dhe me të drejtë pret shumë. Shpresoj që të gjitha premtimet të realizohen”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, e ka quajtur diktator Presidentin…