
Haradinaj: Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë
Ish-kryeministri dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve është i panevojshëm.
“Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë. Javëve të fundit, ndërgjegjësimi i qytetarëve po jep rezultate të mrekullueshme. Edhe më tutje mbes me qëndrimin se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve është i panevojshëm”.
“Sëmundja do mposhtet me kulturën tonë për të jetuar me të, duke bërë kujdes e duke ruajtur shëndetin tonë dhe të tjerëve. Pres që Kuvendi i Kosovës të miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset, e masa të tjera të nevojshme. Unë besoj që vendi ynë do të rimëkëmbet. Me politika të drejta, mobilizimin tonë, bizneseve, diasporës dhe përkrahjen e aleatëve. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Haradinaj.