Haradinaj: Kosova ka hyrë në hartën e investimeve

16 dhjetor 12:27

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, deklaroi të shtunën se Kosova ka hyrë në hartën e vendeve në të cilat investohet.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkoi diskutime konkrete, pasi deklaroi se gjithçka tjetër është burokraci. “Të kemi afate kohore, të kemi të arritura nga takimi në takim”, ka thënë Haradinaj, duke aluduar në investimet për Termocentralin “Kosova e Re”, Haradinaj, deklaroi se Kosova po hyn në hartën e vendeve në të cilat shprehet interesim të investohet me projektin 1,3 miliard në energji. Haradinaj në fjalën e tij u bëri thirrje organizatave që janë kundër shfrytëzimit të qymyrit dhe për energji alternative që të mos mërziten, pasi deklaroi se projekti në energji i favorizon edhe këto forma të energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Indonezia është tronditur nga një tërmet me magniturë 6.5 ballë.…