Haradinaj: Kosova ka nevojë për termocentral të ri dhe siguri energjetike
18 maj 2026
| 20:04
Në një takim në Pejë, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se projektet e nisura në sektorin energjetik do të rikthehen me ardhjen e AAK-së në qeverisje.
Sipas Haradinajt, ndër projektet prioritare janë ndërtimi i termocentralit të ri dhe realizimi i gazjellësit amerikan, të cilat ai i cilësoi si projekte kapitale për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ai tha se këto investime do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe në forcimin e ekonomisë së Kosovës.
“Aleanca mbetet zgjidhja për një shtet që i mbron qytetarët e saj, i bën bashkë e nuk i përçan, për një Kosovë të zhvilluar, dinjitoze dhe më afër çdo qytetari të saj,” u shpreh Haradinaj.



