Haradinaj: Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet

12 shtator 2025 | 16:20

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, reaguar pas vendimit të ShBA-së për pezullimin pa afat të dialogut strategjik për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se Kosova po i kalon ditët më të errëta në historinë e vet.

“Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën. I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së është shprehur e…