
Haradinaj: Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë
15 gusht 2021
| 12:05
Pas Edi Ramës, edhe Ramush Haradinaj ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës të pranojnë refugjatët afganë, nëse kjo kërkohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova të jetë vullnetare në strehimin e disidentëve afganë dhe të jetë pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç ishin ata pranë nesh, kur riatdhesuam shtetasit e Kosovës nga Siria”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.