Haradinaj kritikon Brukselin në raport me dialogun Kosovë-Serbi

05 prill 2018 | 11:36

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Bashkimin Evropian (BE) për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Brukseli duhet të tregojë nëse është i fuqishme ta mbyll procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë.

“Nëse Brukseli zyrtar s’ka kapacitet për ta përmbyllur këtë proces, le të kërkon ndihmë. Për kaq muaj sa jam në Qeveri e ndjej se nuk përputhet energjia e Brukselit me çështjen e mbetur hapur mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë Haradinaj në konferencën “Skenari i ‘Finales së Madhe’ mes Kosovës e Serbisë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Beogradi…