
Haradinaj kritikon OVLUÇK-në për protestën kundër Trendafilovës
27 maj 2025
| 16:47
Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka vlerësuar “për marre dhe qyqarllëk” protestën para dy javësh në Prishtinë të mbajtur kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, për shkak se siç ka thënë ai, kjo organizatë nuk ka guxuar ta merrte përsipër organizimin e asaj proteste.
“OVL-ja ka nevojë të bëjë thirrje e jo të punojë në ilegalitet. Pozitive aty është që efekti u arrit dhe Trendafilova nuk mbajti konferencë”.
“Isha i kënaqur me efektin, por i pakënaqur për mosguximin e pranimit të thirrjes, qoftë edhe simbolike të asaj proteste”, ka thënë Haradinaj për “Klan Kosovën”.