Haradinaj: Kriza në Telekom për shkak të menaxhimit të dobët

08 qershor 2018 | 18:30

Kryeministri Ramush Haradinaj është paraqitur në interpelancën në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës.

Ai ka thënë se borxhi total i Postës dhe Telekomit të Kosovës është 60 milionë euro.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se kjo gjendje ka ardhur për shkak të menaxhimit të dobët, pezullimit të investimeve, kontratat e dëmshme, proceset gjyqësore, arbitrazhet e humbura dhe mungesa e një strategjie se si të dilet nga kjo gjendje.

Ai ka thënë se PTK-ja dikur i ka dhënë pare shtetit, por pas një periudhe të caktuar kohore, kompania ka shënuar rënie dhe ka minus të mëdhenj ekonomik.

Sipas tij, në vitin 2018 janë punësuar 104 punëtorë, kontratë mbi vepër, por nuk janë si rezultat i bordit të ri, pasi vetëm tre persona janë punësuar pas zgjedhjes së bordit të ri.

Haradinaj ka thënë se Qeveria mendon se duhet të ndërmerren një varg masash që duhet të ndërmerren, do ta ndihmojnë Telekomin.

Kurti: Në Teklekom ka krim të organizuar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë interpelancës për Telekomin e Kosovës, ka thënë se në këtë ndërmarrje ka krim.

“Natyrisht kulmi i krimit të organizuar në Telekomin e Kosovës është kontrata me Dardafonin, përkatësisht me Z-Mobilen, kontratë kjo që është aktuale dhe dëmet e së cilës vazhdojnë të thellohen. Kontrata jo ligjore e Telekomit me Z-Monile, ia plaçkitë çerekun e të hyrave Telekomit të Kosovës”, ka thënë Kurti gjatë interpelancës parlamentare për gjendjen në ketë ndërmarrje.

Image result for albin kurti kuvend

Abdixhiku: Telekomi është në buzë të falimentimit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka theksuar se nga viti 2010 kur Telekomi i Kosovës vlente 600 milionë euro dhe kishte interesim nga “Deutche Telekom” për të investuar, sot me disa vendime politike është sjellë buzë falimentimit.

“Një ndër raportet me shqetësuese të Telekomit është ai i të hyrave të Telekomit nëpër vite. Në vitin 2011 të hyrat e Telekomit ishin 160 milionë euro, ndërsa sot kur flasim këtu janë 70 milionë euro. Ky është grafikoni i të hyrave të PTK-së. Ky grafikon tregon rënie të lirë, prej 160 milionë euro, në më pak së shtatë vite, ne kemi rënë në 70 pra bëhet fjalë për 130 për qind rënie të të hyrave të Telekomit”, ka thënë Abdixhiku.

Image result for lumir abdixhiku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se në rastin e…