
Haradinaj kujton dëshmorët e UÇK-së
07 qershor 2025
| 14:41
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët Enver Dobraj, Jetmir Mazrekaj, Gazmend Lokaj, Ramiz Raci, Safet Rexhepi dhe Shaban Shabanin.
Haradinaj tha se sa herë i kërkoi atdheu këta dëshmorë, ata ishin të gatshëm për sakrificë.
“Sa herë e kërkoi Atdheu, ata ishin të gatshëm për sakrificë. Enver Dobraj, luftëtar sypatrembur me pushkën e të cilit u shënuan shumë beteja kundër armikut. Të tillë ishin edhe Jetmir Mazrekaj, Gazmend Lokaj, Ramiz Raci, Safet Rexhepi dhe Shaban Shabani. Nder dhe lavdi përjetë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.