Haradinaj kujton Ismail Qemalin (Foto)

24 janar 2020 | 10:45

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Ismail Qemalin në përvjetorin e vdekjes së tij.

Në llogarinë e vet në “Facebook”, ai shprehet se zemra e Ismail Bej Vlorës rreh në secilin prej nesh.

“Kur përmendet emri i tij, kujtojmë Plakun me flamur në dorë. Ismail Bej Vlora, nuk ishte vetëm burrë shteti. Ai ishte Themelues i Shqipërisë. Zemra e tij e madhe, pushoi së rrahuri 101 vite më parë, por ajo rrah në secilin prej nesh. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas takimeve që zhvilloi me përfaqësuesit e institucioneve dhe liderët…