
Haradinaj kujton të rënët në Kralan
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Kralan, shumica të rinj, e njëmbëdhjetë prej tyre të mitur.
Postimi i plotë i tij në FB:
Me të drejtë quhet Prilli i përgjakur!
Ishte fillimi i një muaji që do të na ndante prej shumë njerëzve të dashur.
Përulemi në kujtim të jetëve që u sakrifikuan për lirinë tonë. Kujtojmë sot, të rënët në Kralan, shumica të rinj, e njëmbëdhjetë prej tyre të mitur.
Kujtojmë Dëshmorin e tretë nga familja Mehmetaj e Gllogjanit, Artonin që heroikisht ra krah për krah me bashkëluftëtarin nga Kukësi Halit Coka.
Kujtojmë bashkëluftëtarët Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çeku e dhjetëra të tjerë anekënd Kosovës.
Përgjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre!
Lavdi!
RH