Haradinaj kujton të rënët në Kralan: Sakrifica e tyre na obligon të ruajmë vlerat e lirisë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar të rënët në Kralan, shumica të rinj në moshë, e njëmbëdhjetë prej tyre të mitur.
“Prilli i vitit 1999 na ndau nga shumë njerëz të dashur e luftëtarë të zot. Sot kujtojmë të rënët në Kralan, shumica të rinj në moshë, e njëmbëdhjetë prej tyre të mitur”.
“Kujtojmë bashkëluftëtarin Arton Mehmetaj, i treti dëshmor nga familja Mehmetaj e Gllogjanit, që ra heroikisht përkrah bashkëluftëtarit nga Kukësi Halit Coka. Kujtojmë bashkëluftëtarët Visar Myftari, Fehmi Shala, Kujtim Qallakaj, Ilir Hoxha, Mustafë Çeku e dhjetëra dëshmorë anekënd Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se sakrifica e tyre na obligon të çmojmë, kultivojmë dhe ruajmë vlerat e lirisë!
“Përgjithmonë në kujtesën tonë historike. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj.



