Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen për ta bërë më keq Kosovën, problem me ketë njeri

29 qershor 2025 | 12:00

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për përkeqësim të situatë.

“Duhet për t’u angazhuar dhe për t’iu kthyer kushtetutshmërisë, pra me u kthy procesi i votimit të hapur. Sot provuam të reflektojmë, vërtetë është situatë e vështirë. Shihet se Kurti dhe kolegët e tij e kanë nda mendjen me ia vështirësuar jetën Kosovës, me ba më keq. Gjykata ia ka dhënë mundësinë me u kthy në votim të hapur, është situatë e rëndë. Po na ftojnë në takim dhe po e mbajnë procesin e bllokuar. Duhet me pa në të ardhmen si me vepru. Është një situatë e rëndë për vendin. E ka nda mendjen me bë më keq Kosovën. Është problem me këtë njeri. Nuk kam çka me u taku sepse po bën lojë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se…