
Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq Kosovës
09 korrik 2025
| 11:43
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosja po e mbajnë peng shtetin.
Pas dështimit të seancës konstituive, Haradinaj para medieve, ka thënë se Kurti e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq Kosovës.
“Ne jemi peng i LV-së dhe Kurtit. Ai nuk e ka shumicën politike, nuk dëshiron me e bë. Komisioni për votim të fshehtë u bë pa dakordim të kuvendit, edhe presidentja tha,. Kërkojmë me u kthyer në kushtetueshmëri sepse jemi peng i tij. Ai e ka nda mendjen me bo keq për Kosovën”.
“Nuk ka nevojë për mocion, këta munden vetëm me u tërheq”, ka thënë Haradinaj.