Haradinaj: Kurti nuk e ka prioritet zgjedhjen e presidentit, po përfundojmë në zgjedhje

06 prill 2026 | 23:51

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se kjo çështje nuk ka qenë prioritet për të që nga fillimi i mandatit qeverisës.

Haradinaj ka thënë se zhvillimet e deritanishme tregojnë qartë se Kurti nuk e ka trajtuar me seriozitet zgjedhjen e presidentit.

“Duke u nis nga ajo çka ka ndodh deri tani, shihet që pra Kurti nuk e ka pasur me rëndësi zgjedhjen e presidentit. Për shkak se këto marrëveshjet politike për president, sikur ta kishte pas me rëndësi, do t’i kishte bërë kur e ka bërë qeverinë.

Do t’i ftonte ne koalicion qeverisës, palët e interesuara për bashkëqeverisje, ku do ta përfshinte edhe çështjen e presidentit… mundem me them që nuk e shoh të internuar, nuk e ka pas me interes të madh zgjedhjen e presidentit. Kësisoj përfundojmë në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj në Dukagjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pasaktësive të evidentuara në ekspozitën për masakrat në Kosovë,…