Haradinaj, Kurtit: Shumë vonë, shumë pak. Marre!

31 tetor 2025 | 12:10

Edhe kryetrari i AAK-së ka reaguar për miratimin e buxhetit për vitin 2026 nga qeveria në detyrë e Albin Kurtit, ku u rrit paga minimale, pensionet për të moshuar dhe shtesat për fëmijë.

“Shumë vonë, shumë pak. Marre! Kjo rritje është dashur të ndodhë para shumë vitesh. Në takimin e parë të qeverisë sonë, pensioni bazik do të jetë 200 euro, ndërsa paga minimale do të jetë 600 euro. Shtesat për të gjithë fëmijët nga 0–16 vjeç do të kenë rritje të konsiderueshme. Nënat me dy fëmijë do të marrin 100 euro, ndërsa nënat me katër fëmijë do të marrin 300 euro në muaj”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas miratimit të…