Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut, reflektim i vullnetit të popullit

07 shtator 2020 | 11:08

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kushtetuta e Kaçanikut, e miratuar 30 vjet më parë ka qenë reflektim i vullnetit popullor.

“Para tridhjetë viteve, Kuvendi i Kosovës aprovoi Kushtetutën e re të vendit, aktin më të lartë juridik dhe politik. E njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, pa dyshim ajo ishte reflektim i vullnetit të popullit”.

“E nxjerr në kontekst tjetër kohor nga Kushtetuta aktuale e Kosovës si shtet i pavarur, mund të themi me bindje se ishte njëra nga kushtetutat më të avancuara në rajon. Andaj, me konsideratën më të lartë, kujtojmë të gjithë delegatët të cilët dëshmuan guxim qytetarë e kombëtar, për të nxjerr në pah aspiratën e kamotshme politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Para tridhjetë viteve, Kuvendi i Kosovës aprovoi Kushtetutën e re të vendit, aktin më të lartë juridik dhe politik. E…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Dimanche 6 septembre 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se tri…