Haradinaj: Lajm i mirë që bashkë me Veliun po shkon edhe qeveria Kurti

25 mars 2020 | 12:22

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Haradinaj ka thënë se situata në fjalë është më së paku e dëshiruar në këto rrethana.

Ai  ka theksuar se qysh në fillim partia e tij kishte konsideruar se qeveria Kurti nuk do ta kishte jetën e gjatë.

“Kjo është një situatë më së paku e dëshiruar. Ne qysh në fillim kemi konsideruar se kjo qeveri nuk do ta ketë jetën e gjatë. Më vjen mirë që deputetët do ja marrin mandatin kësaj qeverie. Ne i kemi dhënë besimin këtij mocioni për disa arsye: e para ka qenë diskriminimi buxhetor, heqja e taksës pa asnjë profit, mos-negocimi i saj me SHBA-të mirëpo edhe me partnerët e koalicionit, por njëanshëm e largoi taksën dhe kjo natyrisht që qeverinë e kaluar e ka çuar në shtëpi”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt është lajm i mirë që qeveria po largohet bashkë me ministrin Veliu.

“Nëse taksa e ka ndalur ndarjen e Kosovës atëherë pse u heq tash. Kemi raportet skajshmërisht të këqija me aleatët tanë, tërheqja e investitorëve, jo bashkëpunim i partnerëve, shkarkimi i shtyllës kryesore, zotit Veliu na japin të kuptojmë që këtu ka pasur vetë-rrëzim. Është një lajm i mirë që bashkë me atë ministër po shkon edhe kjo qeveri”,  ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së…