Haradinaj lavdëron familjen Çeku

03 shtator 2020 | 14:56

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku, është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale për Krime të Luftës në Hagë (Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar).

Ai është ftuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërkaq intervistimi nga ana e prokurorëve është caktuar për datën 28 shtator.

Pas ftesës bërë Çekut, ka reaguar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj: “S’mundet kush me ta marrë nderin, lavdinë e familjes Çeku veç e madhështon kjo betejë e lehtë e jotja”, ka shkruar deputeti Daut Haradinaj.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHEFQET DIBRANI (Lulëzim Etemaj & Isuf Sherifi, “Dritë mbi plagë”,…