Haradinaj, letër Kurtit: Pranojeni kërkesën e ShBA-së për shtyrjen e vendimit për targat

03 nëntor 2022 | 14:56

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka shkruar letër kryeministrit Albin Kurti në lidhje me vendimin e fundit për targat ilegale serbe.

Haradinaj në këtë letër ka kërkuar nga Kurti që me urgjencë të pranon kërkesën e ShBA-ve për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale në afatin e kërkuar dhe të ndërpres veprimet që ka marrë deri tani për zbatimin e vendimit në fjalë.

“Me shqetësim po e përcjell situatën e sigurisë në veri të vendit, pas vendimit tuaj të fundit për targat. Askush, as brenda Kosovës e as partnerët tonë ndërkombëtar nuk e konteston të drejtën e Kosovës për të zbatuar ligjin në mbarë territorin e vendit. Por, momenti aktual është i ndjeshëm dhe kërkon maturi e gjakftohtësi, në mënyrë që të mos rrezikohet procesi drejt Marrëveshjes Finale mes Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, ju kërkoj që me urgjencë të pranoni kërkesën e Amerikës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale në afatin e kërkuar dhe të ndërpreni veprimet që keni marrë deri tani për zbatimin e vendimit në fjalë”, ka shkruar Haradinaj në letër letër.

Ish-kryeministri Haradinaj gjithashtu ka kërkuar që deri në marrëveshjen finale të mos ndërmerret asnjë veprim që e rrezikon sigurinë e vendit në cilëndo pjesë të tij, pa koordinim në plotni me Shtetet e Bashkuara.

“Ju inkurajoj që të kërkoni ndihmën e Këshilltarit Nacional për Siguri të presidentit Biden, z. Jake Sullivan për të qartësuar dhe saktësuar veprimet që shtensionojnë situatën aktuale të sigurisë në rajon, deri në Marrëveshjen Finale mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke”, thuhet në letrën e Haradinajt drejtuar kryeministrit Albin Kurti.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telashet me drejtësinë nga e shkuara për futbollistin Robinho vijojnë…