
Haradinaj: Linçimet publike të LVV-së ndaj gazetarëve e mediave, alarm i kuq për rrëshqitjen e vendit në autoritarizëm
05 maj 2025
| 18:04
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha linçimet publike ndaj gazetarëve dhe mediave janë “alarm i kuq për rrëshqitjen e vendit në autoritarizëm”.
Ai shkroi në Facebook se në vend se “të tmerrohej” me vendin e Kosovës në raportin e “Reporterët pa Kufij” për gjendjen e lirisë së shtypit, kasta qeverisëse “po vazhdon pa u ndalur”.
“Kjo kastë qeverisëse, në vend që të tmerrohej pse vendi që e kanë udhëhequr tash e katër vjet ka rënë në fund të pusit për sa i përket lirisë së medias, vazhdojnë pa u ndalur të sulmojnë këdo që guxon t’ua nxjerrë të palarat në shesh, duke mos kursyer as gazetarët, madje edhe duke shpifur e sajuar ndaj tyre”, shkroi Haradinaj.