
Haradinaj: Mafia energjetike nuk po fshihet më
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se mafia energjetike nuk po fshihet më.
Haradinaj, ka thënë se mafia energjetike, me emër e mbiemër, “kompania e vëllait të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit, të cilin ai e quajti pa legjitimet, Albin Kurti, shpërblehet në emër “të tregut të lirë” për shit-blerje të energjisë”
“Mafia energjetike nuk po fshihet më. Nën dritën e diellit, me emër e mbiemër, para syve të një populli të vjedhur, kompania e vëllait të Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit pa legjitimitet Kurti, shpërblehet në emër të “tregut të lirë” për shit-blerje të energjisë. Çmimin dihet kush e paguan, qytetari i mashtruar. Ky krim dhe korrupsion, çdo 24 orë, po shfaqet në forma gjithnjë e më të rënda. Por kjo duhet të ketë një fund. Dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për këtë mafi. Mbetet vetëm një pyetje për këtë popull: Kur është ai fund? Deri kur? Çfarë duhet të ndodhë më shumë se kaq? Kjo është gjendje e jashtëzakonshme dhe emergjencë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.