Haradinaj mban konferencë për medie për arrestimin e Gjuriqit

27 mars 2018 | 11:37

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ftuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për të diskutuar për arrestimin e djeshëm të shefit të ashtuquajtur i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se pas mbledhjes të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj do të mbajë një konferencë për medie rreth orës 14:00, ku do të flas rreth aksionit të djeshëm të Policisë së Kosovës në veri.

Shefi i ashtuquajtur i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është arrestuar të hënën në veri nga forcat speciale të Policisë së Kosovës për hyrje ilegale në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjuriqi nuk ka respektuar vendimin e autoriteteve të shtetit të Kosovës të cilat ia kanë refuzuar atij lejen për të hyrë në Kosovë për shkak të deklaratave nxitëse dhe propaganduese.

Pas procedurave të nevojshme mbrëmjen e së hënës, Gjuriqi është depërtuar për në Serbi.

Liderët shtetërorë u kanë bërë thirrje qytetarëve për qetësi, duke theksuar se Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me kompetencat e veta dhe me profesionalizëm në mbrojtje të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya…