Haradinaj mban takim me ekspertë të fushave të ndryshme brenda AAK-së

07 prill 2022 | 19:31

Në kuadër të aktiviteteve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka mbajtur një takim me ekspertë të fushave të ndryshme të cilët do të jenë pjesë e strukturave të AAK-së në të gjitha nivelet e organizimit.

“Ata do të strukturohen në divizione ekspertësh të fushave të caktuara, të cilët do të shërbejnë edhe si formulë e qeverisjës së mirë”, ka thënë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka theksuar se buxheti dhe financat, ekonomia, bujqësia, marrëdhëniet ndërkombëtare, infrastruktura, pushteti lokal, shëndetësia, arsimi…do të jenë disa prej organizmave të ekspertëve, që do ta bartin mbi supe barrën e politikave sektoriale të partisë që udhëheq.

“Kjo formë organizimi ndodh njëkohësisht me zgjedhjet e brendshme, e vlerësuar si domosdoshmëri për angazhimin e kuadrove të rinj e profesionistë në Aleancë!”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur në takim të rregullt…