Haradinaj: Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore të SHBA-ve mbi regjimin iranian

22 qershor 2025 | 18:13

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka mbështetur sulmet e SHBA-ve, ndaj Iranit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “mbështesim fuqishëm sulmet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe angazhimin e Presidentit Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë”.

Postimi i tij:

Më 24 mars 1999, shtetet aleate të udhëhequra nga Amerika nisën fushatën ajrore kundër regjimit të Millosheviqit.

Në atë kohë, regjimi i Millosheviqit mbështetej nga një koalicion regjimesh shtetërore, përfshirë edhe regjimin iranian, në planet e tij gjenocidale kundër shqiptarëve të Kosovës. Sulmet ajrore të Amerikës dhe të aleatëve mbi caqet serbe ndalën regjimin e Millosheviqit dhe shpëtuan popullin tonë.

Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore mbi kapacitetet bërthamore të regjimit iranian dhe angazhimin e Presidentit Trump dhe të Amerikës për paqe dhe siguri në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë e vogël, vetëm 3 vjeç, u gjet e…