Haradinaj: Mbi 57 mijë vende pune më pak gjatë muajit prill

02 qershor 2021 | 12:01

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se gjatë muajit prill ka një rënie prej mbi 57 mijë vende të punës.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, është shprehur se indikatorët ekonomikë tregojnë se kjo shifër pritet të bie edhe më tutje.

“Sipas të dhënave zyrtare të punësimit, argumentohet se rritja e numrit të vendeve të punës është ndikuar direkt nga masat e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike. Derisa në vitin 2020 ishin deklaruar 403.709 vende pune, kjo shifër ka arritur në 411.692, në mars të këtij viti. Fatkeqësisht në muajin prill, sipas shifrave zyrtare shihet një rënie prej mbi 57 mijë vendeve të punës. Indikatorët ekonomik tregojnë se kjo shifër pritet të bie edhe më tutje”.

“Duke pas parasysh ndikimin e subvencionimit të bizneseve në krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës, i rekomandojmë Qeverisë së Kosovës sa më shpejt të nxjerrë vendim për masat e reja të rimëkëmbjes ekonomike, të cilat duhet të përfshijnë edhe strategjinë dalëse nga kriza ekonomike, në mënyrë që ekonomia e vendit të stabilizohet sa më shpejt. Në të kundërtën vazhdojmë të rrezikojmë thellimin edhe të mëtejshëm të krizës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetrari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…