Haradinaj: Më 1 tetor 1997, rinia studentore dhe profesorët universitarë dëshmuan vendosmërinë

01 tetor 2025 | 10:34

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 28-vjetorin e protestave të Lëvizjes Studentore të ’97-s.

Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se historia e shqiptarëve është histori përpjekjesh të pandalura për liri.

“Më 1 tetor 1997, rinia studentore dhe profesorët universitarë dëshmuan vendosmërinë për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar ndryshimin e madh, luftën për liri e pavarësi”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar 28-vjetorin e protestave…