Haradinaj me bashkëluftëtar ngjitet në vendin ku ra Luani, bashkë me të edhe Lladrovci (video)
04 maj 2026
| 16:37
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar një video nga vendi ku ka rënë dëshmor vëllai i tij, Luani, më 6 maj 1997.
Haradinaj ka thënë se atje është ngjitur me bashkëluftëtarë, përfshirë kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Në vendin ku ndodhi beteja në Qafë Mullar, me dy bashkëluftëtarë të asaj dite: gjeneral Selim Krasniqin dhe kolegun tonë, kryetarin Ramiz Lladrovci”, ka thënë Haradinaj.



