Haradinaj: Me Zenun Elezaj, Klina do të jetojë me dinjitet

20 shtator 2021 | 18:57

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u është drejtuar qytetarëve të Klinës për punën e kryetarit Zenun Elezaj.

“Me Aleancën, Klina e ka pa dritën, e ka pa punën e njerëzve të mirë edhe vërtetë me punën e kryetarit Zenun Elezaj po dëshmohet për ditë se jo vetëm që bëhet vend i jetueshëm por do të jetohet me dinjitet”, ka theksuar ai.

Haradinaj ka bërë thirrje që të votojnë listën e dëshmuar të Aleancës. “Sot ju drejtohem që të bëni zgjidhjen e duhur, më 17 tetor votoni njeriun e dëshmuar, njeriun e vlerave, njeriun tuaj dhe listën e dëshmuar, listën e vlerave të Aleancës, numrin 121”, ka thënë Haradinaj

Fjala e plotë e Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Klinës, po ju drejtohem prej këtij parku të bukur në Klinë i cili vërtetë është tregues për punën e mirë të kryetari Zenun Elezaj dhe bashkëpunëtorëve të tij. Klina është vatër e vlerave edhe kombëtare edhe fetare por edhe e resurseve të mëdha ekonomike. Me Aleancën, Klina e ka pa dritën, e ka pa punën e njerëzve të mirë edhe vërtetë me punën e kryetarit Zenun Elezaj po dëshmohet për ditë se jo vetëm që bëhet vend i jetueshëm por do të jetohet me dinjitet. Sot ju drejtohem që të bëni zgjidhjen e duhur, më 17 tetor votoni njeriun e dëshmuar, njeriun e vlerave, njeriun tuaj dhe listën e dëshmuar listën e vlerave të Aleancës, numrin 121.
Suksese e na priftë e mbara Klinë!

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një destinacion tejet i dashur, Prince Coffee House po vjen…