
Haradinaj mirëpritet nga bashkëluftëtarët e tij në Ozdrim
28 shkurt 2021
| 15:54
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është pritur të dielën në Ozdrim nga miqtë dhe bashkëluftëtarë të tij.
Me këtë rast, ai ia ka dhënë medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”, familjes Elshani për kontributin e dhënë në çështje kombëtare.
“Mikpritje shqiptare në Ozdrim, në mesin e shumë miqve dhe bashkëluftëtarëve. Me këtë rast, kam ndarë medaljen ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET’ për kontribut në çështje kombëtare për familjen Elshani, medalje që në emër të familjes e pranoi Qerim Elshani. Ju faleminderit për mikpritjen!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.