 
                    Haradinaj: Mund të jem unë kandidat për kryeministër, por ende do të diskutojmë
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj u pyet se kush do të jetë mandatar për kryeministër prej partisë së tij.
Ai u përgjigj duke thënë se ndoshta do të jetë ai, megjithatë sërish do të diskutohet brenda partisë.
Ai ka shprehur qartë se Aleanca do të garojë e vetme, duke synuar një rezultat të fortë zgjedhor.
“Sa i përket pragut që po diskutohet prej shumë qytetarëve. Unë pa të keqe i uroj suksese çdo subjekti politik, në këtë rast edhe Nismës edhe të tjerëve në zgjedhje. Ne kur kemi bërë koalicion me Nismën e me kolegë, ne kemi pas 40 pozicione në listë për palë tjera, për njerëz jashtë Aleancës. Nëse do t’i merrnim 40 asamblistët më të votuar të AAK-së, mund ti shtonim votat tona.
Ne nuk mbesim ndër 70 mijë vota në asnjë situatë zgjedhore. Unë kam qenë në Hagë, kemi pas sfida, por brenda AAK ka njerëz të zotë, profesionistë, ka rekorde të punëve të mira që ka bërë për këtë vend. Ne i targetojmë 100 mijë vota”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.
“Sa për pragun faleminderit të gjithë që na mbajnë dertin, por u kisha thënë mos e mbani shumë dertin se e kalojmë mirë… do të shkojmë të vetëm në zgjedhje”, ka shtuar Haradinaj.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        