Haradinaj ndan medalje për ish-luftëtarin e UÇK-së, Fazli Mustafaj

17 prill 2021 | 10:20

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “Me Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, Fazli Mustafaj.

“Kryefamiljar i një familje me traditë për shërbimin ndaj Atdheut, Fazli Mustafaj ishte prej luftëtarëve të dalluar të UÇK-së.
Vet i plagosur në betejë e të birin ia fali lirisë. Shefqet (Fazli) Mustafaj u përjetësua më 19 prill 1999 në Koshare. Për kontribut të jashtzakonshëm për çështjen kombëtare, Fazliut i kam ndarë medaljen ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET'”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facbook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se lajmi ku…