Haradinaj ndan momente nga takimi mobilizues në Istog (video)
21 dhjetor 2025
| 11:48
Kandidati për kryeministër nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca është krah planeve zhvillimore.
“Në takimin mobilizues bashkë me kandidatët për deputetë dhe anëtarët e degës në Istog, u diskutua, u planifikua dhe u ndërtuan ide konkrete që kërkojnë punë, sakrificë dhe këmbëngulje. Një tavolinë, shumë mendime, një qëllim: e ardhmja e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj mbi një video të publikuar në rrjetet sociale.



