
Haradinaj nderon dëshmorët: Konushevci dhe Malaj, figura kyçe të UÇK-së
09 maj 2025
| 14:04
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nderuar sot figurat emblematike të luftës çlirimtare, gjeneralmajor Ilir Konushevci dhe dr. Hazir Malaj.
Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ka theksuar rolin kyç të Konushevcit në themelimin e UÇK-së dhe sigurimin e armatimit që nga viti 1993.
Ai ka kujtuar edhe goditjen e rëndë që përjetuan pas rënies së tij dhe të Luan Haradinajt, duke vënë në pah rëndësinë jetike që kishin për rrjedhën e luftës.
“Po ashtu, në ditën e rënies, me perulje e respekt kujtojme sot dëshmorët nga Shaptej; Shemsi, Bajram, Azem dhe Bekë Muslijaj, si dhe Ukë Beqiraj, Rexhep dhe Arben Hajdaraj.
I përjetshëm kujtimi për ta”, ka shkruar Haradinaj.