Haradinaj nderon kolonel Ahmet Krasniqin në përvjetorin e vrasjes: Përgjithmonë në kujtesën historike

21 shtator 2025 | 09:30

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vrasjes.

Ai tha se Krasniqi do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve.

“Më 21 shtator 2018, në praninë e bashkëluftëtarëve dhe familjarëve, i dhamë nderimin që i takon atij që lufton për atdhe, Kolonel Ahmet Krasniqit”.

“Në përvjetorin e vrasjes së tij, e përkujtojmë me respekt dhe mirënjohje të përjetshme. Përgjithmonë në kujtesën historike të shqiptarëve”, thuhet në shkrimin e Haradinajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik, Azdren Shala thotë se Shtetet e Bashkuara të…