Haradinaj nderon me medalje Agim Elshanin

12 prill 2021 | 11:23

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet” veprimtarit Agim Elshani.

Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se familja Elshani nga Ozdrimi i Pejës kontribuan brez pas brezi në përpjekjet e popullit shqiptar për liri.

“Agim Elshani që nga rinia e hershme, mori pjesë në veprimtaritë atdhetare, ndërsa fillimi i luftës çlirimtare e gjeti të përgatitur. Ndër të parët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e dita e fitores dhe çlirimit e gjeti si një nga udhëheqësit e Brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, i kam ndarë medaljen ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET’”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka bërë me…