Haradinaj nderon të rënët e ushtrisë amerikane në Ditën e Përkujtimit

25 maj 2020 | 11:35

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën e Përkujtimit ka kujtuar të gjithë ata që i shërbyen ushtrisë amerikane dhe dhanë jetën në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe paqes në mbarë botën.

Haradinaj në një shkrim publikuar në “Facebook” ka thënë se Kosova nuk do ta harrojë asnjëherë kontributin e popullit amerikan për lirinë dhe paqen në Kosovë.

Teksti përkujtimor i tij:

Sot, në Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), shprehim nderim dhe përkujtojmë të gjithë heronjtë, të cilët shërbyen në ushtrinë amerikane dhe dhanë jetën në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe paqes në mbarë botën.

Në këtë ditë, duke shprehur mirënjohje edhe për amerikanët, të cilët kanë shërbyer dhe po shërbejnë me flamurin amerikan në vendin tonë, i sigurojmë se heronjtë e tyre janë edhe heronjtë tanë. Kosova asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin e popullit të madh amerikan për lirinë dhe paqen në vendin tonë. #MemorialDay.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hulumtimi për ilaçin kundër COVID-19, që përmban imunoglobulinën IGG, do…