
Haradinaj nderon të rënët në masakrën e Lybeniqit
01 prill 2021
| 14:23
Me rastin e 22-vjetorit të masakrës së Lybeniqit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka nderuar të rënët e kësaj masakre.
“Shumë dhembje, shumë plagë, shumë krenari! Në Lybeniq nderuam sot të rënët e prillit. Njëzetedy vite më pas. Në liri, që erdhi falë sakrificës së tyre. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “facebook”.