Haradinaj nderon veprën heroike të heroit Besim Ndrecaj

03 maj 2025 | 13:21

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot bashkë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, kolegët e Aleancës nga Suhareka, miq e familjarë, nderuan veprën heroike të heroit Besim Ndrecaj.

“Besim Ndrecaj ishte shembulli unik i luftëtarit që nuk u tremb kurrë përballë armikut. Ai ishte frymëzim i përhershëm i secilit në luftë për të arritur deri te liria, sot, krenaria e Therandës dhe e gjithë kombit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai ka thënë se emri dhe vepra e tij do të jetojnë në çdo gjeneratë dhe do të kujtohen me nder e krenari.

“Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Besim Ndrecaj!”, ka theksuar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë…