
Haradinaj në Deçan nderon luftëtarët e Brigadës 131 ‘Jusuf Gërvalla’
05 maj 2021
| 12:58
Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Deçan duke nderuar luftëtarët e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”.
“Gjithashtu nderuam të gjithë të rënët për liri dhe dinjitet kombëtar në të gjitha trevat tona, në periudha të ndryshme historike. Heroizmi dhe sakrifica e dëshmorëve të Kombit, do të jetë përherë udhërrëfyes në rrugën tonë të shtetndërtimit dhe të bërjes së faktorit shqiptar në rajon – faktor i vërtetë i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit. Është obligim yni i përbashkët të kujtojmë e nderojmë veprën, guximin e sakrificën e përpjekjeve tona historike për liri”, ka thënë Haradinaj.