
Haradinaj në Ferizaj: Konsultimi me popullin është i domosdoshëm
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar takimet me qytetarë, të mërkurën, ai është takuar me qytetarët e Ferizajt.
Ish-kryeministri ka theksuar ze në kohën e krizës ekonomike, por edhe në kohën e vendimeve të rëndësishme për vendin, konsultimi me popullin është i domosdoshëm.
“Në këtë frymë ishte edhe bashkëbisedimi i sotëm me qytetarët e Ferizajt. U dakorduam se dialogu ka marrë shumë kohë dhe energji dhe se tani është momenti më i mirë që ky proces të mbyllet, me njohjen reciproke mes dy vendeve, në të mirë të të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Haradinaj ka treguar se kanë diskutuar edhe për grevën e mësimdhënësve, krizën energjetike dhe tema të ndryshme aktuale.
“Jemi më të fortë kur jemi bashkë!”, ka shkruar ai.