
Haradinaj në Gjakovë: UÇK-ja është vet historia jonë
07 shkurt 2021
| 16:22
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur një tubim elektorale në Gjakovë.
Nga kjo komunë, kandidati për president, Ramush Haradinaj ka thënë se UÇK-ja është vet historia jonë.
“UÇK-ja është vet historia jonë. Në kohën kur Kosova po përballet me agresivitetin e Serbisë në të gjitha dimensionet, me qëllim të cenimit të sovranitetit tonë, ne kemi nevojë edhe për frymën dhe guximin që ka përfaqësuar UÇK-ja për të përfunduar misionin tonë – Kosova shtet me subjektivitet të plotë ndërkombëtar, anëtare e NATO-së!”, ka thënë Haradinaj.