Haradinaj: Në Junik shumë persona po marrin pjesë në votim pa qenë banorë të kësaj komune

09 nëntor 2025 | 17:56

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se të dhënat e tyre nga shtabi në Junik, tregojnë se shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune.

“Kujtojmë se një veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe çdo rast i tillë do t’i përcillet institucioneve përkatëse, përfshirë Prokurorinë, për hetim dhe veprim, ku do të bëjmë padi për secilin person veç e veç”.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe në përputhje me ligjin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në bazë të 97.79 për qind të vendvotimeve të procesura,…