Haradinaj: Në kohën e vendimeve të mëdha për shtetin, Kosova nuk ishte e vetmuar (video)

15 dhjetor 2025 | 14:13

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se në kohën e vendimeve të mëdha për shtetin, Kosova kishe miqësi.

Ai ka thënë se në marrëdhëniet me Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian nuk ishin simbolike, por funksionale dhe strategjike.

Në këtë kontekst, Haradinaj ka pyetur”: “E qysh me ia kthy shpinën aleatëve tanë?”.

“ALEATËT KËTU!  Nga Berlini në Uashington, nga Evropa në Amerikë, Kosova kishte miqësi. Në kohën e vendimeve të mëdha për shtetin, Kosova nuk ishte e vetmuar, ajo kishte miqësi të ndërtuara mbi besim, koordinim dhe respekt reciprok. Marrëdhëniet me Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian nuk ishin simbolike, por funksionale dhe strategjike.Vendime kyçe për sigurinë, ushtrinë, energjinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar u morën në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me aleatët. E QYSH ME IA KTHY SHPINËN ALEATËVE TANË? #AAK #RamushHaradinaj #KrahTeje”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një komenti të publikuar në rrjetet sociale nga Mefail…