Haradinaj në Kongresin Amerikan, publikon një copëz të bisedës me kongresistin republikan: Jemi gati të hyjmë në NATO

04 shkurt 2026 | 09:36

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj njoftoi për një takim me kongresistin republikan, Pete Sessions.

Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan, ai tha se ka kërkuar “mbështetjen e Presidentit Trump dhe të Kongresit Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO”.

Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Haradinaj i thotë Sessions se Kosova është krenare me partneritetin me SHBA-në.

“Unë besoj se jemi gati t’i bashkohemi Shteteve të Bashkuara në të gjitha aspektet e angazhimit të tyre global, përfshirë edhe duke u bërë anëtar i NATO-s”, dëgjohet duke i thënë Haradinaj.

Ndërkaq Sessions, paraprakisht, thotë se në Washington duhet të bëjnë “punë më të mirë” për ta theksuar këtë, dhe se ai personalisht është i angazhuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë ka autorizuar Hetimet Rajonale të Policisë…