Haradinaj në Krushë të Madhe: Gjykimi i UÇK-së i pashpjegueshëm, drejtësia për viktimat ende mungon

26 mars 2026 | 12:27

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se gjykimi ndaj liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbetet i pashpjegueshëm, duke përmendur edhe emrat e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi si pjesë e kësaj çështjeje.

Gjatë një tubimi përkujtimor në 27-vjetorin e Masakrës së Krushës së Madhe, Haradinaj ka theksuar nevojën për forcimin e ushtrisë dhe ruajtjen e marrëdhënieve të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë si garanci që tragjedi të tilla të mos përsëriten më.

Ai është shprehur se suksesi i shtetit dhe fuqizimi i institucioneve të sigurisë përbëjnë “hakmarrjen” më të mirë ndaj së kaluarës së dhimbshme, ndërsa nderoi viktimat civile të luftës, duke përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Haradinaj ka ngritur shqetësimin për mungesën e drejtësisë për krimet e luftës dhe për fatin e personave të zhdukur, duke përmendur se ende nuk ka përgjegjësi për masakrat në Krushë të Madhe, Krushë të Vogël dhe zona të tjera.

Në fjalën e tij, ai ka vënë në pikëpyetje proceset gjyqësore ndaj liderëve të UÇK-së, duke theksuar se nuk ka rëndësi emri individual, por fakti që bëhet fjalë për njerëz që kanë luftuar për mbrojtjen e vendit.

“Është e drejtë të shtrojmë pyetjen: si është e mundur që ende gjykohet UÇK-ja? Nuk ka rëndësi kush është – a e ka emrin Ramush, Fatmir apo dikush tjetër; a e ka Hashim, Kadri, Jakup apo Rexhep – por bëhet fjalë për UÇK-në, për njerëz që kanë luftuar për të mbrojtur veten. E gjithë kjo është shumë e pashpjegueshme”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta ruajmë fort aleancën me ShBA-në që të mos na përsëritet historia

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…