Haradinaj në Kuvend si dikur në stadiumin e Prishtinës: Qashtu ju koftë tanëve

25 shkurt 2022 | 17:01

Deputeti Haxhi Avdyli dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë përplasur për temën e dialogut.

Avdyli e ka akuzuar Haradinajn se s’mund të kërkojë përgjegjësi për dialog. Pas kësaj e ka marrë fjalën Haradinaj i cili ka thënë se s’ka respekt për Haxhi Avdylin.

Më tutje, Haradinaj ka folur për një situatë të pakëndshme që ka pasur në stadiumin e Prishtinës pas luftës duke kujtuar kohën kur iu kishte çuar “selam” disa personave.

“Nëse kaloni në rrafshe tjera. Njëherë kam qenë në stadium, këtu në Prishtinë, iu kam çuar të fala shumëve, qashtu ju koftë tanëve”, ka thënë Haradinaj.

Avdyli ka thënë se Haradinaj ka formuar grupe për dialog që s’kanë pasur legjitimitet politik dhe tash s’mund të kërkojë përgjegjësi politike për ata që kanë legjitimitet dhe vota të qytetarëve.

“Ai e ka dorëzuar dialogun të kryetari i Prishtinës dhe Fatmir Limaj”, ka thënë Avdyli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
26.02.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…