
Haradinaj në Lipjan: Do të angazhohem fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë
12 shkurt 2021
| 13:03
Sot në ditën e fundit të fushatës zyrtare për zgjedhjet e 14 shkurtit, kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka qëndruar në Lipjan.
Nga atje Haradinaj u zotua se do të angazhohet fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, të sigurt me një ekonomi të qëndrueshme.
“Në Lipjan u zotova se do të angazhohem fuqishëm që ta ndërtojmë një Kosovë të fortë, e të sigurt, me një ekonomi të qëndrueshme që garanton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.