Haradinaj në mbështetje të protestës në Strasburg
12 nëntor 2025
| 12:23
Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar rreth protestës që do të mbahet të dielën, më 16 nëntor në Strasburg të Francës, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se është gjithmonë në përkrahje të luftës çlirimtare. “Përjetë UÇK! Gjithmonë në përkrahje të luftës së drejtë çlirimtare!”, ka shkruar Haradinaj.



